Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion”, lëvizjet e fundit të Greqisë për kufirin detar me Shqipërinë. Hajdari tha se nëse Greqia nuk është e vendosur që marrëdhëniet me Shqipërinë t’i fusë në një kontekst fqinjësie, do të përfundojmë në Gjykatat Ndërkombëtare me këtë histori. Sipas ish-prokurorit, nëse Greqia do të marrë për bazë ishin e Korfuzit, gjithka do të zgjidhet në rregull, por nëse merr si pikë fundore ishullin e Othonit, është e bindur që nuk do të ketë marrëveshje.

“Ne duhet të kemi kujdes, por jo frikë. Unë e shoh këtë në kuadër të situatës që është krijuar me Turqinë. Ne duhet të jemi të qetë. Nëse Greqia nuk është e vendosur që marrëdhëniet me Shqipërinë t’i fusë në një kontekst fqinjësie, do të përfundojmë në Gjykatën Ndërkombëtare me këtë histori. Nëse Greqia do të marrë për bazë që kufiri është ishulli i Korfuzit, ne jemi në rregull. Gjithë konventat ndërkombëtare aty e ndajnë gjysmë për gjysmë. Nëse do marrë pikë fundore ishullin e Othonoit jemi të bindur se nuk do të merremi vesh. Ka gjithë të drejtën të marrë Korfuzin dhe kështu ngjarjet me Greqinë zgjidhen menjëherë.

Greqia ka ishuj sa të duash, ka territor detar pafund. Nuk ma merr mendja kurrë që të marrin si pikë referimi ishullin e Othonoit. Për fat të keq, shoh që te ne segmente të caktuara të politikës synojnë ta politizojnë. E mira është që cështja të mos politizohet, por të flasim të gjithë me një zë. Ky det nuk është i kryeministrit Rama, por i të gjithë shqiptarëve. Do të jetë në dispozicion të 10 milionë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shpresojmë që pavarësisht klimës së fortë mes Greqisë dhe Turëisë, diskutohet për ne të jenë në një frymë bashkëpunimi. Ministri grek të vijë këtu për të diskutuar që t’i ndajmë detërat jo me ‘kush është më i fortë’.

Për mendimin tim kryeministri Rama ka dhënë një mesazh që nuk është akoma zyrtar. Ai mendon se i shërben ardhja e ministrit të Jashtëm grek dhe shpreson se do të kemi marrëdhënie të mirë me Greqinë. Unë shpresoj që të mos përfundojmë në Gjykatat Ndërkombëtare, sepse po të shkojmë atje e drejta ka për të qenë me palën shqiptare. Kufiri do të jetë Korfuzi. Nëse duan t’i ndajmë si miq e vëllezër, në rregull, në të kundër shkojmë në gjykatat ndërkombëtare. Korfuzi ja ku është. Hajde t’i masim miljet”, tha ish-prokurori.

Sa i takon konfliktit të ashpër mes Greqisë dhe Turëisë, ish-prokurori u shpreh se “Turqia është në një marrëdhënie delikate me Greqinë. Erdogan pretendon se duhet të ndajë më në fund kufirin me Greqinë. Në territoret e tyre ka dalë gaz shumë, në territoret tona ka pak, jo në sasinë që ka atje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb