Ndërron jetë nga Covid19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës, i infektuar prej 2 javësh siç mëson “BalkanWeb”

Ibrahim Nezha është efektivi i Policisë së burgut të Rrogozhinës që humbi jetën nga Covid19.

Gazetari Klement Baçi informon për News 24 se Nezha, 63 vjeç me banim në fshatin Kosova e Vogël në Lushnje ka humbur betejën me koronavirusin 2 javë pas infektimit.

Në ditët e fundit Ai ishte duke u trajtuar tek Spitali Infektiv ndërsa dje u njoftua për ndarjen e tij nga jeta.

Ibrahim Nexha prej më shumë se 20 vitesh ishte punonjës i Policisë në Burgun e Rrogozhinës ndërsa i duheshin edhe pak muaj për të dalë në pension.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: