Chiara Ferragni dhe Fedez janë një nga çiftet më të famshme dhe më të pasur të Italisë, me disa biznese të ngritura tashmë në mbarë botën.

Prindër të dy fëmijëve ata janë tepërt aktiv në rrjetet sociale me një audiencë nga e gjithë bota, teksa herë pas here rrëfejnë detaje nga jeta personale dhe profesionale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por këtë herë, muzikanti Fedez nuk ka pasur diçka të bukur për të ndarë me fansat, ndërsa zbuloi se sapo ka mësuar se vuan nga një problem i rëndë shëndetësor.

Edhe pse nuk tregoi me detaje për sëmundjen, ai u shpreh se uron që së shpejti të arrijë ta marrë veten.

“E bëj këtë video me shpresën se do më bëjë edhe mua mirë. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, edhe pse në kohën e duhur, që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet të marr, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova këtë që kam, lexova historitë e të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, u shpreh Fedez.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb