TIRANË

Kolonel prof.asoc. Agim Sula prej 22 vitesh edukon të rinjtë e të rejat në Akademinë e Forcave të Armatosura. Për të ky 7 mars ka qenë i veçantë. Vetë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ka surprizuar duke i shkuar në auditor gjatë orës së leksionit.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen dhe urimet më të mira për ditën e mësuesit, duke uruar kështu përmes kolonel prof.asoç Agim Sulës të gjithë pedagogët e Akademisë së Forcave të Armatosura.
Kolonel Sula e ka cilësuar këtë surprizë një vlerësim dhe nder të veçantë për trupën pedagogjike të Akademisë.

“Profesor Agim Sulaj është një prej pedagogëve më të vjetër dhe të vlerësuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Këtë 7 mars, përmes tij dëshiroj të uroj dhe të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë pedagogët në uniformë që me shumë përkushtim kanë kontribuar në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe që nga viti i ardhshëm do të rikthehen në auditorët e Akademisë së Forcave të Armatosura, tashmë si një institucion i arsimit të lartë.” shkruan Xhaçka në një postim në facebook.

Kolonel prof.asoc. Agim Sula, aktualisht është shef departamenti i lidershipit dhe shkencave shoqërore në AFA. Karriera e tij në fushën e arsimit nis prej vitit 1998 nga pedagog i të drejtës ushtarake. Ai ka qenë edhe komandant i Akademisë së Mbrojtjes, rektor i AM si dhe dekan fakulteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb