Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar totalisht, duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.Falë projektit të ndriçimit të realizuar nga Ministria e Kulturës, qyteti i një mbi një dritareve sot duket edhe më i bukur se kurrë dhe në pritje të shumë vizitorëve. Nën efektin e ndriçimit të ri që nxjerr më në pah madhështinë e kësaj kështjelle në orët e mbrëmjes qyteti magjik i Beratit ka shpalosur më së miri bukuritë e tij mahnitëse.

Berati është një qytet magjik ku historia e tij është e ndërthurur me tregime legjendare. I shpallur qytet muze në vitin 1961 nga qeveria shqiptare, Berati i’u shtua listës së trashëgimisë kulturore UNESCO në vitin 2008,si një qendër e rëndësishme historike me një diversitet arkitekturor dhe tashmë qyteti i “një mbi një dritareve” është shndërruar në një qendër turistike që pret vizitorë në 12 muajt e vitit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kalaja është qershia mbi tortë e qytetit të Beratit pasi është e vetmja kala në Ballkan që është e banuar edhe sot. Në formë trekëndëshi, me 24 kulla e me dy porta, kjo kala ishte dikur një pikë strategjike luftarake që i garantonte zonës siguri ndërsa sot së bashkë me gjithë ansamblin e ndërtesave të vjetra të qytetit 2400 vjeçar, ajo është shndërruar në një qendër të zhvillimit të turizmit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: