PODGORICA

Qeveria pro-perëndimore në largim e Malit të Zi e deklaroi ambasadorin e Serbisë fqinje person non grata të shtunën, duke reflektuar një rritje të tensioneve disa ditë para inaugurimit të planifikuar të një qeverie të re në këtë shtet.

Ministria e Jashtme e kombit të vogël ballkanik përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” si arsyen e veprimit dhe i kërkoi ambasadorit serb Vladimir Bozovic të largohej nga vendi.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Serbia, por lëvizja ka të ngjarë të shtojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis dy shteteve të Ballkanit që ishin pjesë e një vendi të përbashkët para një referendumi të pavarësisë në 2006, që çoi në ndarjen e Malit të Zi nga shteti serb, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë sllavë, Serbinë dhe Rusinë dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur, aleat me Perëndimin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Partia Demokratike e Socialistëve pro-Perëndimor me pushtet të gjatë u mund në nzgjedhje të gushtit nga një koalicion pro-serb, qeveria e të cilit është vendosur të votohet gjatë një seance parlamentare javën e ardhshme. Qeveria e udhëhequr nga DPS sfidoi Serbinë dhe Rusinë për t’u bashkuar me NATO-n në 2017.

Qeveria në largim e ka akuzuar Serbinë për ndihmën e forcave politike pro-serbe në Malin e Zi me qëllimin për të instaluar aleatë në pushtet dhe për të rimarrë ndikimin politik në shtetin malezez.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme pohoi se Ambasadori Bozovic “nuk e respektoi drejtpërdrejt” Malin e Zi, duke përshkruar një vendim të vitit 1918 për t’u bashkuar me një mbretëri të mbizotëruar nga Serbia si një akt “çlirimi” dhe “vullneti të lirë” nga populli malazez. Parlamenti i Malit të Zi e shpalli të pavlefshëm vendimin shekullor në 2018, duke thënë se vendimi më herët kishte hequr sovranitetin e Malit të Zi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb