Twitter ka ndaluar reklamat nga llogaritë e mediave shtetërore ruse, Russian Today (RT) dhe Sputnik, duke cituar agjencinë e inteligjencës së SHBA-së, se këto media kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar.

Rrjeti social me bazë në San Francisko, tha në një deklaratë se ndërhyrja në zgjedhje “nuk është diçka që duam në Twitter”.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë dhe ne po e bëjmë këtë hap tani si pjesë të angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve në Twitter”, tha kompania, raporton rel.

Muajin e kaluar, Twitter tha se kishte pezulluar rreth 200 llogari të lidhura me Rusinë, pasi kishin hetuar përpjekjet propaganduese në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb