Erisa Xhixho e pranishme në aksionin e IKMT në “Prestige Resort” e ka quajtur të paligjshëm dhe hakmarrje të pastër politike.

“Biznese që mbajnë familje të tëra me paga dhe punësim vjen dhe i shantazhin dhe dëmton  një biznes ku fare mirë me gjuhën e dialogut mund të gjejë një mirëkuptim”, tha Erisa Xhixho.

Gjithashtu edhe nga ana e tij deputeti Petrit Vasili, tha se kjo është një hakmarrje e qeverisë pas denoncimeve të shumta.

Ndonëse është një objekt i miratuar nga kryeministri Edi Rama, sot IKMT ka ndërhyrë për të prishur “Prestige Resort”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: