Gjenerali Khalifa Haftar ka lançuar një apel për të gjithë libianët që të armatosen në përgjigje të një ndërhyrje të mundshme nga ana e Turqisë për të forcuar qeverinë e Tripolit, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe të drejtuar nga Fayez al-Sarraj.

Parlamenti turk ka aprovuar të enjten dërgimin e trupave në Liban, si një mbështetje ushtarake e kërkuar nga qeveria e Sarraj. “Ne e pranojmë sfidën dhe i kërkojmë të gjithë libianëve të armatosen”, tha Haftar mbrëmë gjatë një fjalimi në TV. ‘Të gjithë burra dhe gra, ushtarë, civilë të armatosen, për të mbrojtur tokën dhe nderin tonë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb