Pamjet që shihni vijnë nga ‘Prestige Resort’ ku ka zbarkuar fadroma e IKMT-së dhe ka prani të madhe të forcave policore. Prej mëngjesit të sotëm policia dhe forcat xhenio kanë zbarkuar në hotel, ndërkohë që janë nxjerrë me forcë punonjësit e Prestige Hotel dhe pushuesit.

Siç shihet nga pamjet që siguron BalkanWeb pranë hotelit ka forca të shumta policore, e cila ka vendosur dhe perimetrin e sigurisë.

Pushuesit dhe punonjësit e hotelit janë terrorizuar nga ndërhyrja e paligjshme e policisë, e cila zbarkoi në mëngjes pa asnjë paralajmërim.

Kujtojmë se në fund të gushtit qeveria ndërmori një aksion të paligjshëm në “Prestige Resort” ku shembi një pishinë dhe pistën para hotelit, ndonëse të gjitha ishin ndërtime me leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: