TIRANE

Pas ndërhyrjes së policisë brenda auditorëve ku  ndodhen studentët e ngujuar, ka reaguar edhe departamenti i Marketing-Turizëm në Fakultetin Ekonomik. Përmes një peticioni pedagogët e këtij departamenti  kërkojnë reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përkatëse.

Deklaratë

Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti Ekonomik, Universiteti Tiranës, lidhur me ngjarjet e fundit

1.Dënon ndërhyrjen e forcave policore në ambientet universitare dhe aktet e dhunës së ushtruar ndaj studenteve

2.Mbështet arsimin cilësor për të përmirësuar aktivitetin akademik dhe gjetjen e një platforme të përshtatshme të konsultuar nga stafet akademike

Kërkojmë një reagim serioz dhe të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse për dy pikat e lartpërmendura

Whatsapp Image 2019 01 14 At 15.35.26 (1)

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb