“Facebook” është më i përgatitur ndaj çdo tentative për manipulim të zgjedhjeve, u shpreh të enjten drejtuesi i tij Mark Zuckerberg, ndërsa ka indicie për kërcënime të reja ndaj zgjedhjeve amerikane të nëntorit.

Prej disa muajsh ai është bërë objekt i sulmeve pasi nuk mori aspak seriozisht fushatat dezinformuese dhe manipuluese që erdhën nga një punishte ruse pranë Kremlinit gjatë presidencialeve amerikane të 2016, Mark Zuckerberg po përpiqet në mënyrë të vazhdueshme të bindë se ”Facebook” është në dijeni të madhësisë së problemit, duke i kushtuar një fond të veçantë për ta luftuar.

Në 2016 ishim të përgatitur për sulme të zakonshme kibernetike si ”phishing” me anë të emaileve, viruseve apo piraterisë, por nuk e kishin parashikuar që aktorët e huaj të nisnin operacione të koordinuara informuese me llogari të rreme për të përhapur ndasi dhe dezinformim.

”Sot Facebook është përgatitur më mirë për këtë lloj sulmi”, siguroi ai, duke rikujtuar se rrjeti më i madh social në botë kishte indentifikuar dhe fshirë llogaritë e rreme përpara zgjedhjeve në Francë, Gjermani, në Alabama (SHBA), Meksikë dhe në Brazil.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb