Një freestyler shumë e njohur në Europë si Lisa Zimush, ka demostruar sot aftësitë e saj mbreslënëse para lojtarëve të Arsenal. E spovuar në shumë evenimente të rëndësishme sportive edhe pse është vetëm 17 vjeç, Lisa nuk e ka patur të vështirë për të turpëruar “topçinjtë”.

Një promocion i një kompanie automjetesh së fundmi e ka vënë atë përballë yjeve të Arsenalit: Aleks Oksleid-Çambërlein, Hektor Bejerin, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Ata që e pësojnë më keq në përballjen me këtë freestyler, janë pikërisht dy shqiptarët, të cilët përfundojnë të turpëruar para saj, edhe pse Xhaka provoi t’i shkëpuste topin me “specialitetin” e tij, ndërhyrjen me dy këmbë të mbledhura. Shiheni vetë…

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb