Migjen Basha ishte protagonist në javën e fundit të kampionatit grek, por sigurisht jo për mirë. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili luan për Aris të Selanikut u ndëshkua me karton të kuq, pasi bëri një ndërhyrje “vrastare” kundër rivalit të tij në ndeshjen kundër Panionios. Në minutën e 11-të, Basha goditi me një sparkatë futbollistin serb Maksimoviç, duke e dëmtuar këtë të fundit. Vendimi i arbitrit ishte i pakundërshtueshëm: karton i kuq dhe lojtari shqiptar u detyrua të linte ekipin e tij me dhjetë vetë që në fillimin e sfidës, duke ndikuar edhe në rezultatin përfundimtar 1-1.

Basha
Basha

Basha nuk kundërshtoi, ndërsa më pas ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë për veprimin e tij. “Dua t’iu kërkoj falje të gjithëve për ndërhyrjen e ashpër në ndeshjen ndaj Panionisit. Dua t’i kërkoj gjithashtu falje kundërshtarit dhe shpresoj t’a rishoh sa më shpejt sërish në fushë. Ishte një incident i rëndë, i cili nuk është në natyrën time”, shkruan Migjen Basha.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb