Kur luhet derbi në fushë nuk përballen vetëm dy skuadra, por edhe historia, kahu, apo tifozëria që ekipet përfaqësojnë. Kuptimin e plotë fjala e merr më së miri në kampionatin turk, aty ku përballjet e kanë të pamundur të mos i kalojnë kufijtë e sportit. Në këtë rast edhe te futbollistët rritet adrenalina për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës, jo vetëm kaq, por të nxitur edhe nga dëshira e madhe për të fituar shpesh bëhen edhe gabime apo ndërhyrje shumë të rënda.

Këtë e kemi parë sa e sa herë në përballjet mes Galatasaray e Fenerbahce. 90-të minutat ‘nuk kanë kuptim’ nëse nuk përfundojmë me përplasje tifozësh, kartona të kuq dhe kontestime pafund. Aspekti ku duam të ndalemi është tek ndërhyrjet shumë të ashpra që mund të ndikojnë edhe në karrierën e futbollistëve. Në takimin në fjalë kjo pothuajse është e pashmangshme.

Për të kuptuar më së miri se pse është e tillë mjafton kjo video e zhiruar në një përballje mes 17-vjeçarëve të Galatasaray-t dhe Fenerbahce. Mesa duket dëshira për të fituar dhe gjaknxehtësia i kalon kufijtë. Një futbollist i Fenerbahce-s ndërhyn shumë ashpër ndaj kundërshtarit të tij. Aq sa mund të thuhet se ajo ndërhyrje është shumë me e rrezikshme se disa goditje te tjera në sportin e karatesë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb