Për herë të parë në histori është kryer një ndërhyrje kirurgjikale ku është transplantuar organi i mëlçisë nga një person mbi 100 vjeç në Itali. Ndërhyrja u krye në spitalin San Giovanni di Dio në Firence, në Itali javën e kaluar, kur një grua 100 vjeç e 10 muaj vdiq.

Mëlçia e saj u cilësua si e përshtatshme dhe e shëndetshme për tu transplantuar te një person tjetër, teksa transplanti ka rezultuar i suksesshëm dhe pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Profesor Paolo de Simone është shprehur se procedura përfaqëson kulmin e viteve të punë multidisiplinare klinike dhe studimit mbi përdorimin e donatorëve të moshuar dhe është bërë investim i gjerë në kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: