Analisti Ergys Mërtiri i ka konsideruar bashkëfajtorë ndërkombëtarët për gjendjen në vend. I ftuar në “News24” së bashku me  Fatos Lubonjën, ai u shpreh se mungesa e Shoqërisë Civile e ben situatën më të vështirë.

Nga ana tjetër Lubonja u shpreh se vendi po shkon drejt parti-shtet.

 

Mërtiri: Vullneti i popullit është masakruar me këmbë. Njerëzit që nuk janë në politikë kanë për detyrë vetëm të kritikojnë. Unë I quaj bashkëfajtorë ndërkombëtarët.

Lubonja: Tani u zgjuan

Mërtiri: Kanë gjithë këto vite që vidhen zgjedhje. Ne nje vend ku pushteti të shtyp ketu shkon qe njerez qe jane figura publike nuk kane kurajon te mbrojne vendin e tyre te punes sepse jane kercenuar e shantazhuar. Kjo me ben te humb besimin qe kjo shoqeri mund te presionoje qeverine.

Lubonja: Kur popullin e mban ne varferi e sundon me kollaj. Ne kemi ngritur nje system qe po na çon drejt nje partie shtet. Ky ka punuar vetem per te kapur.

Mërtiri: Këtu nuk ekziston shoqria civile, ajo merr projekte nga pushteti. Shohim qe kemi disa Shqoëri Civile që ndërrohen me ndërrimin e pushteteve.

Mërtiri: Realiteti në Shqipëri është në një nivel të tillë ku gjithçka mund të njohë. Është e kuptueshme që këtu shoqërua zien, por problemi është që këta duke qenë se të vjetrën nuk e mbajnë do të në këmbë, pengojnë lindjen e të resë Nuk e di sa mund të zgjasë mbajtja me shiringa e një regjimit të tillë. Problemi gjithashtu është se ne nuk dimë të ndajmë, por o e kam unë ose i vë flakën. Nuk arrijmë të kuptojmë se ne mund të kemi ide ndryshme , por në një kauzë të përbashkët duhet të bëhen bashkë. por mendoj që pakënaqësia ka shkuar në maksimum dhe këtë pushtet e mban në këmbë pamundësia për të krijuar diçka të re. Pra deri tani nuk kemi parë të lindë asgjë të re që të prodhojë dhe reaksionin e ri shoqëror.

Lubonja: Ndryshimi ekonomik që duhet bërë është një lloj ndryshimi që lidhet dhe me ide dhe që duhet të çojë nga tregu i kapur në një treg të lirë ku ka konkurrencë. Liria të jep mundësinë për t’u organizuar. Duhet një ndryshim i ekonomisë dhe ide duhet të fillojnë të dalin në skenë, të dalë një parti të flitet. Duhet të lindë kjo si forcë dhe presioni për të ndryshuar ekonominë mund të sjellë edhe një pluralizëm të vërtetë. Duhen vizione të ndryshme sipas shtresave që ka shoqëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: