TIRANË

Për Erl Muratin, kryeredaktorin e “Gazeta Shqiptare” vrasja e 25-vjeçarit nga një efektiv policie nuk ishte politike dhe se ishte një ngjarje që nuk përjashtohet të përsëritet, pavarësisht se kush është pala në pushtet.

Sa i përket efektit zjarrfikës të ndërkombëtarëve, Murati tha se ka ndikim dhe se për një shqiptar jo militan partie e vetmja shpresë është presioni ndërkombëtar.

“Edhe në qoftë se nuk ka ndikim direkt por në mënyrë indirekte ka të bëjë. Pritshmëritë janë rritur në përgjithësi. Pavarësisht se pati implikime politike, vrasja nuk është politike. Kjo nuk ishte një ngjarje politike. Kjo ishte një ngjarje që nuk përjashtohet të përsëritet dhe nuk ka rëndësi kush është pala në pushtet. Ngjarje që mund të ndodhë në të ardhmen. Nëse e vërteta do dalë në shesh dhe nëse personi i akuzuar për vrasjen, është ngjarje që mbaron aty dhe ne mund të themi se drejtësia ka funksionuar. Për sa i përket presionit të faktorit ndërkombëtar, pritshmëritë janë rritur. Një shqiptar që nuk është militant partie, të vetmen shpresë ka presionin ndërkombëtar apo drejtësia. Shpresa është impenjimi, investimi i faktorit ndërkombëtar. Pritshmëritë janë rritur dhe kështu e shoh dhe reagimin e prokurorisë”, tha Murati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb