Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi ka zbuluar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 mesazhin që kishte marrë nga ndërkombëtarët, të cilët ishin të interesuar vetëm për sigurinë në Shqipëri.

Ai thotë se këtë mesazh ish- kryeministri Sali Berisha e dinte mirë dhe e ka ditur dhe prandaj në 21 janar ai donte të jepte mesazhin që ‘unë e bëj zap këtë popull’.

”Ndërkombëtarët mes demokracisë dhe sigurisë kanë qenë për sigurinë në Shqipëri. Dhe këtë mesazh ma kanë dhënë mua, dhe këtë mesazh e kam dhënë unë dhe e kam sjellë unë.

Kemi qenë për një person që e bën zap këtë popull. Berisha këtë gjë e dinte dhe e ka ditur. Ai donte të jepte mesazhin që ‘unë e bëj zap’ popullin. Nuk e ka ai i gardës fajin dhe asnjë tjetër, por ai donte të tregonte këtë gjë.”- tha Fatos Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb