Kryedemokrati Lulzim Basha bëri përgjegjës ndërkombëtaret dhe SHBA-në  për shkatërrimin e marrëveshjes së 5 qershorit. I ftuar në “Open”, Basha u shpreh se në momentin që kanë dëgjuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim para zgjedhjeve kishin të drejtë të besonin se ishin në rrugën e drejtë.

Sipas Bashës pas kësaj deklarate ndodhën shumë gjëra duke akuzuar sërish presidentin Meta se shkatërroi fushatën elektorale.

“Po kush e lejoi, ata. Pasi dëgjuam deklaratën  “nëse doni kriminelë votoni kriminelë, nëse doni demokracinë, votoni demokracinë”  kishim të drejtë të besonim që kishim të drejtë. Pas kësaj ndodhën shumë gjëra dhe secili duhet të marrë përgjegjësi. Edhe Ilir Meta me një shkallim të fushatës elektorale. Berisha u përpoq ta instrumentalizuar kundërshtarin. Ai u bind se protagonismi i tij prishte punë dhe e falenderoj që e kuptoi”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: