TIRANA

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.

Artisti, piktori, intelektuali dhe shkrimtari Maks Velo u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 84- vjeçare.

Në banesën e tij janë veprat artistike dhe kulturore të Maks Velos prandaj ka pasur dhe thirrje të shumta nga artistët këto ditë që banesa e tij në Tiranë të mbyllet.

Ajo tashmë është monument kulture e kategorisë II dhe veprat e Maks Velos nuk do të humbasin por do të nderohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb