Këshilli i Qarkut Kukës ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut”, kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiun.

Në ceremoni, kanë marrë pjesë autoritetet lokale të Qarkut Kukës, Perfekti i Qarkut, Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe zyrtarë të tjerë.

Po ashtu, në ceremoni janë vlerësuar me të njëjtin titull dy personalitete të tjera, mjeku i Shaqir Shehu dhe studiuesi Besnik Hallaçi,

Njoftimi i Komunitetit Mysliman:

Më dt 29 Qershor 2021, Këshilli i Qarkut Kukës, në një ceremoni zyrtare, nderoi me Titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, H. Bujar Spahiun, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet lokale të Qarkut Kukës, Prefekti i Qarkut, z. Zenel Kuçana, Kryetari Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Abdulla Domi dhe Myftiu i Kukësit, njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm i KMSH-s, z. Islam Hoxha.

Ishin të pranishëm gjithashtu këshilltarë, intelektualë, familjarë, miq e shokë nga Kukësi, Kosova, Tirana e nga Durrësi.
Në këtë ceremoni u vlerësuan me të njëjtin Titull edhe dy personalitete të tjerë të Qarkut, mjeku i njohur Shaqir Shehu dhe Studiuesi Besnik Hallaçi, pas vdekjes.

Ky Titull iu dorëzua Kryetarit Spahiu nga Kryetari i Këshilli të Qarkut, z. Abdulla Domi.
Titulli jepet me motivacionin:

“Për kontributin e çmuar në konsolidimin e harmonisë dhe tolerancës fetare në Qarkun Kukës dhe më gjerë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb