Majlinda Kelmendi, kampionia olimipike e xhudos, do të jetë përfituese e fondit 50 mijë dollarësh të akorduar nga Federata Botërore e Xhudos. 25 vjeçarja bën pjesë në listën e 14-të sportistëve më të mirë të vitit që lamë pas që IJFA-ja ka vendosur t’i shpërblejë për arritjet e tyre. Lajmi u bë publik nga vetë drejtuesi i këtij institucioni, Marius Vizer.
Kelmendi hyri në histori në Olimpiadën e Rios në peshën 52 kg, duke fituar medaljen e artë në debutimin e Kosovës në një event kaq madhor.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë sportistët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua, – ka thënë për ‘Insidethegames’ Kelmendi, kampione bote më 2013 dhe 2014. – Presidenti i IJF-së, z. Vizer, po mendon shumë për sportistët. Ndihem mirë kur kthehem e mendoj për vitin 2016. Titulli olimpik është arritja më e madhe e jetës sime”.
(e.k/BalkanWeb)