TIRANË

Seanca plenare është ndërprerë për të dytën herë, kësaj radhe për një afat më të gjatë për shkak se deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi nuk ka pranuar të largohet nga foltorja edhe pas përjashtimit nga kjo seancë.

Ndonëse pa mikrofon, Alimadhi ka hedhur akuza të forta dhe madje e ka quajtur Ruçin ‘komunist i ndyrë’, ndërsa kryetari i parlamentit është detyruar më pas të ndërpresë seancën deri në orën 12:45.

“Siguria e parlamentit duhet të kishte nxjerrë më forcë. Ndërpritet përsëri seanca për arsye të keqsjelljes së deputetit. Është shekulli i mendjes nuk është shekulli i forcës se po të ishte e tillë….Atëherë seanca ndërpritet, do të fillojë në orën 12:45”, deklaroi Ruçi.

Kryetari i Kuvendit e ka përjashtuar nga seanca deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi pas bllokimit të foltores nga ky i fundit. Ruçi e paralajmëroi fillimisht Alimadhin për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ulej në vend por deputeti i Ballit Kombëtar nuk ka pranuar. Më pas ka ardhur dhe vendimi për përjashtimin nga seanca.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, tha Ruçi më herët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb