Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në Kryesinë e Kuvendit dhe zonën përreth.

Mësohet se shkëndija ka ndodhur në kabinën e vendosur pranë Kryesisë së Kuvendit dhe në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e OSHEE, megjithëse nuk ka pasur flakë.

Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb