Pas vendimit të marrë nga Moska për të ndaluar furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, çmimet evropiane të gazit u rritën me 24 për qind.

Ndalimi i furnizimit me gaz për këto dy shtete nga Gazprom me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, është përgjigja më e ashpër e Kremlinit deri më tani ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura pas agresionit në Ukrainë.

Vendimi për ndërprerjen e furnizimit është përkthyer nga përendimi si shantazh, gjë që është hedhur poshtë nga Kremlini.

“Nevoja për një metodë të re pagese ishte rezultat i hapave të paprecedente jomiqësorë në sferën ekonomike dhe sektorin financiar, të cilat u ndërmorën kundër nesh nga vendet jomiqësore”, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai paralajmëroi se klientët e tjerë evropianë mund të përballen me të njëjtat pasoja nëse refuzojnë të paguajnë për gazin në monedhën rubla deri në kohën e pagesës.

Peskov argumentoi se refuzimi për të kaluar në rubla pasqyron një dëshirë perëndimore për të ndëshkuar Rusinë me çdo kusht në dëm të vetë konsumatorëve, taksapaguesve dhe prodhuesve.

Ai hodhi poshtë përshkrimin e BE-së për masën ruse për të ndalur furnizimet në Bullgari dhe Poloni duke filluar nga e mërkura si shantazh, duke këmbëngulur se “Rusia ka mbetur një furnizues i besueshëm i burimeve të energjisë” dhe ka qëndruar në detyrimet e saj kontraktuale. Peskov argumentoi se kërkesa për pagesë në rubla është thjesht teknike dhe nuk ndryshon çmimin ose kushtet e tjera të kontratës për konsumatorët, raportoi Dailymail.

Çmimet standarde evropiane të gazit u rritën deri në 24 për qind, në 121 euro për megavat-orë sot, duke arritur nivelin e tyre më të lartë këtë muaj dhe pothuajse shtatë herë më të lartë se sa një vit më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: