SHKODER- Kërkimet për gjetjen e trupit të 14-vjeçarit të mbytur tre ditë më parë në lumin e Bunës në Shkodër, janë ndërprerë ditën e sotme. Kërkimet treditore të palombarëve nga Buna e deri në grykëderdhjen e Velipojës kanë rezultuar pa sukses.

14-vjeçari u mbyt me 31 korrik në ujërat e lumit të Bunës, por pavarësisht kërkimeve të deritanishme, trupi i tij nuk është gjetur.

Ndërkaq, janë familjarët e 14-vjeçarit ata që vijojnë ende kërkimet, në bashkëpunim me policinë e Shkodrës.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb