Me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes Partizani-Tirana, që luhet në “Elbasan Arena”, situata është bërë më e tensionuar. Tifozeritë e të dy klubeve kanë shpalosur banderola fyese.

Ndërsa në minutën e 63 të sfidës, loja është ndërprerë, pasi Ultrasit e Partizanit kanë hedhur flakadanë në pistë.

Situata e krijuar ka bërë që loja të ndërpritet për pak çaste, duke vijuar sërish me qetësimin e tifozëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: