TIRANE 

Takime intensive mes ambasadorëve dhe anëtarëve të Këshillit Politik prej disa ditësh. Edhe gjatë ditës së sotme, takimi ka zgjatur për orë të tëra, ndërsa është ndërprerë në orën 19:00 me premtimin për të rinisur sërish në orët e darkës. Maxhorancë-opozitë nuk po arrijnë ende një kompromis për çështjen e depolitizimit të administristratës zgjedhore, ndërsa ka pasur dakordësi për disa çështje të tjera të reformës zgjedhore.

21:48 – Mësohet se Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari janë larguar në këto momente nga rezidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

20:40 – Pasi takimi mes ambasadorëve dhe anëtarëve të Komisionit Politik u ndërpre për pak caste, mësohet se tashmë janë kthyer në rezidencën e SHBA Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë akoma në PD.

“Administrata zgjedhore duket se është pika që nuk bien dakord.  Palët janë ngujuar gjatë gjithë ditës në tryezë. OSBE ODIHR ka 4 rekomandime për të dyja palët kryesore. Maxhoranca e ka bërë të qartë se qeveria do të jetë ajo që është. Kërkesat politike të opozitës nuk janë marrë parasysh nga maxhoranca. Takimi nuk ka rinisur ende. Bisedimet pritet të rinisin”, tha Gjencaj.

19:00 – Është ndërprerë për momentin takimi i ambasadorëve të huaj me anëtarët e Këshillit Politik.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “Balkanweb” se anëtarët e Këshillit Politik kanë dalë jashtë rezidencës së Ambasadës Amerikane.

“Anëtarët e Këshillit Politik kanë dalë nga rezidenca. Po bëjnë një pushim e do të kthehen sërish në rezidencë. në orën 20.30 minuta do të ketë nga ata një deklaratë për mediat”, shprehet gazetari Gjencaj.

Anëtarët e Këshillit Politik dhe ambasadorët e huaj në Tiranë janë duke mbajtur një mbledhje të gjatë në rezidencën e Ambasadës Amerikane për të rënë dakord për Reformën Zgjedhore.

Gazetari Gjencaj informon se palët duket se janë dakord në disa pika, ndërsa ndahen në disa të tjera.

“Mësohet se është rënë dakord për identifikimin elektronik të zgjedhësve, ndërsa nuk bien dakord për cështje politike. Nga informacioni që kemi, cështja e administrimit të zgjedhjeve është ajo që ndan palët. Ka qenë një ditë e gjatë negociatash, pasi takimi ka nisur në rezidencën amerikane që në orën 11.00”, deklaroi gazetari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb