Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga ndërrimi i viteve, Bashkia e Tiranës vijon shpërndarjen e dhuratave për të bërë të lumtur fëmijët e çdo lagjeje në kryeqytet.

Nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti së bashku me deputetet Elona Gjebrea dhe Trëndelina Bala Jaku takuan fëmijët e Njësisë 1 në Tiranë, të cilëve u dhanë dhurata për festat e fundvitit.

Bashkia e Tiranës po shpërndan dhurata në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, por edhe ndihma duke qenë pranë atyre që kanë më nevojë.
Fokusi i Bashkisë Tiranë janë fëmijët dhe familjet në nevojë, e deri në ditën e fundit të vitit ka një kujdes të shtuar për këto kategori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb