TIRANA

Një 21-vjeçar nga Elbasani është nga viktimat me moshën më të rej nga COVID-19 në Shqipëri gjatë gjithë pandemisë.
I riu kishte shfaqur probleme që të dielën kur ishte paraqitur në spitalin e Elbasanit, teksa mjekët kishin rekomanduar transferimin në Tiranë por familjarët nuk pranuan.

Deri të mërkurën familjarët e kanë mbajtur në banesë 21-vjeçarin, teksa më pas kanë pranuar të transferohet në Tiranë tek Shefqet Ndroqi.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se i riu kishte sëmundje bashkëshoqëruese si dhe probleme kardiake e mendore.
Ai qëndroi vetëm një ditë i intubuar tek COVID-2 teksa ndërroi jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb