Vjetor Alushi është 45-vjeçari që ndërroi jetë sot në QSUT pas problemeve me insufiçencë respiratorë. Alushi, baba i tre fëmijëve, jetonte në Skrapar, ndërsa për shkak të problemeve pulmonare ishte drejtuar në spitalin e Beratit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” mjekët nuk e kanë cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse siç shprehen ata, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye ai u dërgua për mjekim në QSUT. Ndërkohë dyshohet se Alushi ishte prekur nga AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, ndërsa pritet përgjigja e analizës për ta konfirmuar.

Pavarësisht përpjekjeve, 45-vjeçari ndërroi jetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb