Denoncim makabër i njërit prej fëmijëve të Lorenzo Sanz, ish-presidentit të Real Madridit, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit më 21 mars. Familja nuk po arrin të gjejë më trupin e të ndjerit!

Sipas asaj që tregon Lorenzo Sanz, djali me të njëjtin emër si babai, janë humbur gjurmët e trupit të ish-presidentit. Ideja fillesate ishte që i ndjeri të digjej në krematorium më 24 mars, por ceremonia u shty për shkak të kolapsit të agjencive furale në Madrid për shkak të numrit të lartë të të vdekurve prej koronavirusit.

Kremimi i trupit duhet të bëhej në varrezën e “Shën Idrizit”, por duke qenë e pamundur të zhvillohej aty, u zhvendos në varrezën “Escorial”, 40 kilometra larg Madridit. Sot i biri tregon se trupi i të ndjerit nuk ka mbërritur kurrë në “Escorial” dhe familja nuk e di më se ku ndodhet ai, teksa lëshon një apel të fortë përpara kësaj situate tejet makabre dhe shpreson të vijojë sa më shpejt me funeralin e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb