Mijëra vetë zhvilluan homazhe sot për të nderuar ish-udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov, njeriun që ndërmori reforma drastike në vend, të cilat ndihmuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe përshpejtuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Presidenti rus Putin nuk mori pjesë në ceremoni. Refuzimi i Kremlinit për të zhvilluar një funeral shtetëror për Mikhail Gorbaçovin pasqyron shqetësimin mbi trashëgiminë që ai la pas.

Zoti Gorbaçov është nderuar në mbarë botën për rrëzimin e Perdes së Hekurt, por ai është ndeshur me mjaft kritika në Rusi, lidhur me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik dhe problemet e mëdha ekonomike që zhytën me miliona rusë në varfëri.

Të enjten, zoti Putin vendosi privatisht lule në arkivolin e Mikhail Gorbaçovit në një spital të Moskës. Varrimi i udhëheqësit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik do të bëhet pas ceremonisë së lamtumirës./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb