Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 198 raste të reja me koronavirus nga 3,108 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit, e humbën jetën edhe 12 qytetarë.

Rastet e reja u konfirmuan në Shkup – 76, Kumanovë – 25, Manastir – 11, Prilep – 10, Tetovë – 9, Kërçovë – 7, Strugë dhe Radovish nga 6, Veles, Ohër, Shtip dhe Strumicë nga 5, Vinicë – 4, Negotinë, Resnjë dhe Berovo nga 3, Gostivar, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë dhe Makedonska Kamenica nga 2, Koçan, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë nga 1.

Po ashtu, sot u shëruan nga koronavirusi 333 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, në RMV janë regjistruar 153,891 të infektuar, prej të cilëve 137,664 janë shëruar, kurse 5.079 kanë ndërruar jetë. Rastet aktive janë 11.148.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb