Greqia ka regjistruar gjatë 24 orëve të funndit 77 raste të reja me koronavirus, 8 prej të cilëve rezultojnë emigrantë, bën me dije Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Në të njëjtën kohë, 13 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe të intubuar në spitalet greke, ndërsa janë regjistruar edhe dy vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 4737, ndërsa në total kanë ndërruar jetë nga virusi i rëndë 210 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb