DURRËS- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në tragetin e linjës Bari-Durrës mëngjesin e sotëm, pak para se të mbërrinte në bregdetin shqiptar. Një burrë ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se viktima është 58-vjeçari Isa Koni nga Maminasi. Sipas dëshmitarëve, burri është ndjerë keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë, por nuk është i është dhënë nga stafi i tragetit. Pak minuta më pas ka ndërruar jetë.

“Ai kërkonte ndihmë i shkreti, ishte keq po në traget nuk kishte staf mjekësor”, kanë dhënë pasagjerët e tjerë të pranishëm.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçarit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: