Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, njoftoi mbrëmjen e sotme Ministria e Shëndetësisë.

I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen. Sipas MSH, 88- vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave. Me vdekjen e 88-vjeçarit mbrëmjen e sotme shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb