Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare aktori holandez me famë ndërkombëtare Rutger Hauer. Agjenti i tij konfirmoi se ylli i kinematografisë vdiq në Holandë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Hauer luajti rolin e vrasësit Roy Batty në filmin Blade Runner, nën regjine e legjendarit Ridley Scott. Hauer ishte veçanërisht i njohur për filmat e zhanrit horror si Van Helsing ne filmin Drakula.

Ai gjithashtu ka luajtur në filmin Sin City, Batman Begins dhe në serialin True Blood. Regjisori fitues i çmimit Oskar për filmin ‘Shape of Water’, Guillermo del Toro, udhëhoqi homazhe në Twitter, duke shkruar: “RIP Rutger Hauer i madh: një aktor intensiv, i thellë, i vërtetë dhe magnetik që solli të vërtetën, fuqinë dhe bukurinë në filmat e tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: