Andy Rourke është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Basisti i grupit legjendar “The Smiths” luftoi me kancerin e pankreasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kitaristi Johnny Marr përmes një postimi në Twitter. Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e Andy Rourke pas një sëmundjeje të gjatë me kancerin e pankreasit, shkroi fillimisht ai.

“Andi do të mbahet mend nga ata që e njohën si një shpirt i sjellshëm dhe i bukur dhe nga dashamirët e muzikës si një muzikant jashtëzakonisht i talentuar. Ne kërkojmë privatësi në këtë kohë të trishtuar”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb