DIMAL

Një foshnje 18-muajshe me emrin Bashkim Metullari ka ndërruar jetë ditën e sotme në Pashalli të Dimalit.

Gazetarja Eneida Petova raporton  për BalkanWeb se fëmija shkoi në spital pa shenja jete teksa në autoambulancë u asistua nga mjekët por pa rezultat.

Po ashtu konfirmohet se fëmija ishte pa shenja jete edhe në qendrën shëndetësore i shoqëruar nga nëna dhe infermieri.

Familjarët ndërkohë nuk kanë pranuar që fëmijës t’i bëhet autopsia dhe e tërhoqën trupin e fëmijës. Nuk dihen ende shkaqet pse vdiq fëmija.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb