Ish-presidenti i republikës serbe të vetëshpallur të Krajinës në Kroaci, Goran Haxhiç ka humbur jetën në moshën 58-vjeçare.

58-vjeçari vuante nga një tumor në tru. Ai ka humbur jetën të martën rreth orës 20:00 në Qendrën e Emergjencave në Novi Sad.

Goran Haxhiç ishte në gjykim nga Gjykata e Hagës për shfarosje të kroatëve në baza racore, fetare dhe politike, për pushkatim, vrasje, dëbim, keqtrajtim, depërtim gjatë periudhës nga viti 1991 deri në vitin 1993.

Në prill të vitit 2015, Goran Haxhiç ishte në liri të përkohshme për shkak të sëmundjes, kurse gjykimi në Hagë ishte ndërprerë për kohë të pacaktuar në prill të këtij viti.

Që nga prilli i 2015 Goran Haxhiç kohë ka jetuar në Novi Sad. Haxhiç është arrestuar verën e 2011 nga autoritetet serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb