Nderron jete Hoxhe Faik Gurra, babai i myftiut te Tiranes, Ylli Gurra. Prej mese 30 vitesh ka sherbyer si Hoxhe ne Dragostunje, Librazhd, ndersa ne vitet 2000 ka sherbyer si Nen/MYFTİ i rrethit Librazhd.

Ka qene pjese aktive e ringritjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise pas viteve 1990, duke marre pjese ne mbledhjen themeluese ne 14 shkurt 1991 ne Tirane ne krah te kryemyftiut H. Sabri Koçi Gjate gjithe sherbimit ndaj popullit ka patur te pandare boshtin fe e Atdhe.

Ne janar te vitit 2016 Ambasadori Amerikan Donald Lu, ne mirenjohje te sakrifices se ketij brezi per sherbimin ndaj Fese dhe Atdheut vizitoi xhamine Dragostunje ku sherbente Hoxhe Faiku, si edhe familjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: