Është ndarë ka jeta pasditen e sotme ish-deputeti i Partisë Spcialiste për qarkun e Elbasanit dhe ish-prefekti i këtij qyteti Durim Hushi.

Hushi, 65 vjeç ka ndërruar jetë në Gjermani ku po kurohej prej kohësh nga një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë publike miku i tij Ndriçim Hysa ish-deputet i PS  në një postim të tij në Facebook.

Jetëshkrimi
Hushi është diplomuar në degën Elektroenergjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1975.
Gjatë viteve 1975-1984: ai ka punuar si Inxhinier në Kombinatin Metalurgjik, Elbasan. Gjatë viteve 1984-1990, si Drejtor i Uzinës Energjetike, Elbasan. Ndërsa gjatë periudhës 1990-1997 si inxhinier në Kombinatin Metalurgjik.
Në vitin 1992, ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan. Në Maj 1996, ka qenë kandidat i PS-së për deputet.

Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.
(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb