Në moshën 32-vjeç, Marton Fulop, ish portier i Përfaqësueses së Hungarisë dhe skuadrave të ndryshme nga Premierliga, ka vdekur nga sëmundja e kancerit.

Lajmi është konfirmuar nga MTK Budapest, skuadra ku Fulop e kishte filluar karrierën e tij si profesionist. “Jemi thellë të pikëlluar derisa e konfirmojnë lajmin se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur Marton Fulop”, thuhej në komunikatën e klubit.

Ai kishte luajtur për skuadra të ndryshme nga Anglia si Chesterfield, Coventry City, Sunderland, Leicester City, Stoke City e madje bëri tri paraqitje edhe me Manchester Cityn. Më 2010 iu bashkua Ipswich Town, kurse një vit më vonë luajti tek West Bromwich Albion.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: