KOSOVA

Shahindere Bërlajolli-Stafai, këngëtarja e famshme kosovare ka ndërruar jetë në moshën 73- vjeçare. Lajmin e bën të ditur nëpëmjet një statusi në FB, vetë djali i saj Strit Stafai i cili ka dhe një dedikim prekës për të ëmën.

Ai thotë se ajo do të mbetet një ikonë e paharrueshme e këngë shqipe dhe person i dashur për popullin.

 

STATUSI NGA ASTRIT STAFAI

Të dashur miq,

Sot, më 3 maj 2020, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë nëna ime Shahindere Bërlajolli-Stafai. Shanka e ime iku në paqe, e qetë dhe pas një beteje të gjatë me sëmundjen që përfundimisht i mori jetën. Shanka, ishe dhe do të mbesësh ikonë e paharrueshme e kangës shqipe dhe person shumë i dashur nga i gjithë populli, të cilin e doje e të donte aq shumë.

I pikëlluar, por gjithmonë krenar me ty, e për ty.
Ne do të takohemi në amshim, e tash shko e qetë te babi, e tek të gjithë artistët meritorë të popullit që na kanë lënë.

U prehsh në paqe, e qoftë i përhershëm kujtimi për ty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb