SHBA

Modelja e famshme e “Playboy”, Amie Harwick, e cila në të shkuarën ka qenë e fejuara e komedianit të njohur Dreë Carey, është vrarë nga një ish i dashur.

Amie u gjet pa shenja jete dhe tërësisht e gjymtuar si pasojë e rënies, në ambientet e jashtme të apartamentit të saj në Hollyëood Hills. Sipas burimeve të para të policisë dyshimet bien mbi ish të dashurin Gareth Pursehouse. 41-vjeçari mendohet se e ka hedhur nga ballkoni të renë.

Mësohet se 38-vjeçarja kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë nuk është marrë shumë seriozisht nga autoritetet lokale shkruan CNN. Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit, që tashmë i duhet të përballet me akuzat e vrasjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: