Bosi i mafies së famshme italiane, Camorra, Raffaele Cutolo, ka ndërruar jetë në burgun e Parmës në moshën 80-vjeçare.

Cutolo vuante nga disa patologji të rënda dhe pak kohë më parë avokati i tij, në emër të familjarëve kërkoi ndryshimin e masës së dënimit në arrest shtëpiak, për shkak të moshës së thyer e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Por gjykata e Bolonjës, në qershor të 2020-ës e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Cutolo cilësohej si krijuesi i mafies napolitane Camorra dhe si njeriu që qëndronte prapa dhjetëra atentatesh mafioze në vitet ’70-’80. Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me katër dënime të përjetshme për vrasje dhe organizim kriminal mafioz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb