Vdes në moshën 67-vjeçare ish-kampioni i boksit për peshat e rënda, amerikani Leon Spinks. Ai u diagnostifikua me kancer në prostatë në vitin 2019, dhe pas 2 vitesh betejë ai e ka humbur ate.

Ai në vitin 1976 fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Montreal, teksa në 1978 bëri surprizën e madhe duke fituar nga të ‘pamposhturit’, legjendarit Muhamed Ali.

Titulli i tij zgjati vetëm 7 muaj, pasi Ali u rikthye në një ‘hakmarrje’ për ta mposhtur amerikanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb