Kristofer Plummer, aktori i dalluar kanadez i njohur më shumë për rolin e tij si kapiteni Von Trapp në The Sound of Music, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç.

Ai fitoi një Çmim Oskar në vitin 2012 për filmin “Fillestarët” dhe gjithashtu ishte nominuar për “The Last Station” në vitin 2010 dhe “All the Money in the Ëorld” në 2018, raporton BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në filmin e fundit, ai zëvendësoi Kevin Spacey, performanca e të cilit si miliarder J Paul Getty u hoq. Shumë filma të tjerë ku luajti ai ishte “Njeriu që do të bëhej mbret” dhe “Thika”.

Ai ishte një aktor i paharrueshëm, e sidomos ishte për t’u kujtuar në filmin e gjashtë “Star Trek” dhe luajti edhe në “TV Mike Uallace” në The Insider të vitit 1999.

Sipas raporteve, Plummer vdiq i qetë në shtëpinë e tij në Connecticut me gruan e tij Elaine Taylor në krah. Lou Pitt, shoku i tij prej kohësh dhe menaxheri prej 46 vjetësh, e kujtoi atë si “një njeri të jashtëzakonshëm që e donte dhe respektonte thellësisht profesionin e tij”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb